Kodikët e shenjtë në shtëpinë e diktatorit

2018 ж. 13 Мам.
85 558 Рет қаралды

Copëza të rëndësishme në plot 14 shekuj histori janë zbuluar përmes kodikëve, kuraneve dhe dorëshkrimeve të vjetra fetare dhe letrare në shtëpinë e ish-diktatorit Enver Hoxha.
Një pasuri e trashëguar brez pas brezi në vendin tonë, që përfshin trashëgimi kulturore nga të gjitha besimet fetare, si Kodikët e Purpurt të Beratit apo Kurani më i vjetër që i përket shek.XV, që janë edhe pjesë e trashëgimisë botërore kulturore ruhen në Arkvin Qendor Shqiptar. Kodiku i Purpurtë i Beratit, Beratinus I është sot kopja më e vjetër e digjitalizuar që gjendet online në Bibliotekën Digjitale Botërore të UNESCO-s.
Drejtori i Arkivit Qendror Shqiptar, Ardit Bido, tregon si u gjendën në rrënoja, pas një odiseje shumë të gjatë, Kodikët e Beratit, të cilët janë variantet më të vjetër të Biblës në format të purpurt botë. Pas nxjerrjes nga rrënojat, u desh shumë punë për t’i restauruar, proces që u krye në Kinë.
Drejtori i Arkivit Qendror, Ardit Bido: “Këto janë maketet se si janë gjendur Kodikët e Beratit në 1968, kur u hoqën nga gropa ku ishin vendosur në mënyrë që t’i fshiheshin rrezikut fillimit të pushimit italian dhe gjerman, pastaj dhe rrezikut komunist, sikurse dhe kapakët të cilët janë të mëvonshëm të vitit 1805. Shpeshherëe gjatë historisë kapakët ndryshoheshin, bëhej një formë restaurimi me mjetet e kohës dhe rrjedhimisht kapakët janë shumë më të rinj. Kodikët e Berait janë unikal në botë, Kodiku i Purpurt, i pari i Beratit, është i shek.VI, është një ndër pesë kodiklët e të njëjtit shekull të bërë gjatë periudhës së Perandorit Justinian që vijojnë të ekzistojnë në mbarë botën, një prej këtyre është në Shqipëri, katër të tjerët ndodhen në Europë. Ndërsa Kodiku i dytë është i shek.IX, po ashtu i gjendur në Berat. Jemi të sigurt që ndodhet në Berat që prej shekullit të XIV, prej vitit 1356 e në vijimësi, përpara historia e tyre nuk dihet dhe nuk janë thjeshtë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore, por janë variantet më të vjetra të Biblës në format të purpurt që ishte një privilegj i perandorit në botë dhe prandaj kjo i bën të veçanta, unikale dhe një pasuri tonën kombëtare të paçmueshme”.
Legjenda e Kodikëve të Beratit ka qenë e njohur. Edhe pse qytetarët nuk kanë mundur t’i shohin më parë nga afër, ata kanë ditur historinë e tyre, ndërsa kureshtjen e kanë shuar në ekspozitën “Përmes në urtësie të pashuar” e cila qëndron ende e hapur në Vilën 31.
Ishte viti 1967, kur lufta ndaj Kishës shkatërroi dhe pasurinë e botimeve të tyre tyre. Sot, në Arkiv gjendet një pjesë e pasurisë që u arrit të shpëtohej në kohën e regjimit komunist. Tematika e teksteve dominohet nga shkrimet e shenjta dhe teologjia, pasi dhe pjesa më e madhe e librave që ka mbërritur ditët tona vjen nga altaret, tryezat apo raftet e tempujve ku adhurohej Zoti.
Ardit Bido: “Kodiku i Vlorës është i shek.XIV.duhet të kuptopjmë që Shqipëria ka qenë shumë më e pasur se sa ka mbetur sot. Po mar shembullin e Gjirokastrës që është më evidente se sa e Vlorës. Në Gjirokastër numërohen në shek XIX, 100 kodikë. Sot, ne kemi vetëm një të mbijetuar dhe kjo tregon se në të gjitha trevat shqiptare janë ruajtur dorëshkrimet jashtëzakonisht të vjetra të cilat tregojnë një pasuri kulturore të paçmueshme që nuk e gjen dhe aq shumë në disa vende të tjera. Këta kodikë janë grumbulluar në mënyrë të vazhdueshme në Arkivin Qendor Shtetëror përgjatë regjimit komunist, të cilët kanë qenë të përdorur masivishit në kisha të ndryshme të vendit. Përgjatë regjimit komunist u tentua fillimisht nëpërmjet thirrjes, pastaj nga thirrja shkoi drejt dajakut të mbledhjes së këtyre artefakteve dhe fatkeqësisht pastaj ekziston edhe viti i zi, 1967, ku mania për të prishur kishat dhe xhamitë e vendit nuk prishi vetëm kishat dhe xhamitë, por ka edhe video fatkeqësisht që tregojnë se si dorëshkrime të shumta hidhen në turrën e zjarrit dhe humabsin përjetë. Kjo është një pjesë e pasurisë së mbijetuar përtej këtij viti të zi të traditës sonë kulturore”.

Пікірлер
  • Shumbukur dhe jam krenare se Shqipria ësht vëndi më ibukur ne bote se zoti edesh sic thon dhe İlait e bektashlinjve bravo për kodikët tan kaq tvjetër dhe me vler të istoris son që shteti yn ifshe dhe si nxjer në drit faleminderit që na dhat mundsin ti shohim dhe tmsojm për istorin ton të bukur

    @uhmlellesn6766@uhmlellesn67662 жыл бұрын
  • I shikoji me besim dhe dashuri nga zemra per familjen time dhe per te gjithe ata qe i besoin falemiderit shume edhe per ata qe i ruajten qe mos ti merte bota edhe ata qe i rregulluan qe te rrojn ne jete te jetetve edhe nje here faleminderit

    @natashallazi9676@natashallazi96762 жыл бұрын
  • Pershendetje zoti Ardit jeni shume inteligjent dhe juve ju kisha jape nji detyre shume me rendesi per kombin tone shqipetare se ju jeni shume inteligjent dhe populli kombi jone ka nevoje per njerez si juve gjithe te mirat zoteri ne pune dhe jete

    @MrKastro65@MrKastro654 жыл бұрын
  • Si fadhsafikuara Grek qe erdhi ne 1820 e Beri Historin e rreme

    @albaseferi6076@albaseferi60764 жыл бұрын
  • Medemek shqip te shkruar nuk paska asgja

    @autostop4772@autostop47723 жыл бұрын
  • Faleminderit shume❤❤❤

    @user-pw2ok6xe2r@user-pw2ok6xe2r2 ай бұрын
  • Po' shkrimet ne are kan dal vone

    @albaseferi6076@albaseferi60764 жыл бұрын
  • Jane djegur nga zoti vijne andej nga eshte zotat ,jane per te mbrojtur njerzit ,,

    @manditabaku8928@manditabaku89285 жыл бұрын
  • ☦️☦️☦️☦️☦️☦️☦️

    @endriqose@endriqose Жыл бұрын
  • Po' kuptohet se Turku la ardhur vone

    @albaseferi6076@albaseferi60764 жыл бұрын
  • Ciceronja e beratit nuk lejonte filmime ne kishe na lajmeroi

    @italiaalbania3738@italiaalbania37384 жыл бұрын
  • ku.ashte ky muze ne tiran

    @kevinkourtai8002@kevinkourtai80024 жыл бұрын
  • tani thoni qe jemi grek nuk jemi shqiptar o bullgar ku palacua i beri te gjth shqiptaret ortodoks

    @taulantbora4233@taulantbora42333 жыл бұрын
    • Po e verte eshte qe kane qene shumic shqiptaret ortodokes!!

      @agroni1944@agroni19443 жыл бұрын
  • dija ka lind nga shqiptaret.kodik do te thot kto din.

    @kujtimmemakujtimmema3802@kujtimmemakujtimmema38024 жыл бұрын
    • Kodike. Kodhikos kodhikas komunikim me shenja te vecanta vizatimore......

      @evgeniagotzia8839@evgeniagotzia88393 жыл бұрын
    • @@evgeniagotzia8839 kod-doke

      @viktorzeza3501@viktorzeza35013 жыл бұрын
    • @@viktorzeza3501 ton kako su ton qero vllaka

      @evgeniagotzia8839@evgeniagotzia88393 жыл бұрын
    • @@evgeniagotzia8839 tin dhikiasou treli😤 na e benke te greqishtes!🤦‍♂️ Kod-kodhikas Pi-pino Lule-louloudhi Kush ka trajten me te shkurter?🤨

      @viktorzeza3501@viktorzeza35013 жыл бұрын
    • @@viktorzeza3501 mos vazhdo se injorohesh me tej

      @evgeniagotzia8839@evgeniagotzia88393 жыл бұрын
  • Fallsifikime rrena

    @zever858@zever8583 жыл бұрын
  • Ore kur jane prodhuar kodiket kisha nuk qe ndare akoma ne katolike e ortodokset kishat u ndane ne 1040 ten

    @enrikrushan3470@enrikrushan347010 ай бұрын
KZhead