Luan Perzhita: Zbulimet e fundit arkeologjike përmbysin datat historike | ABC News Albania

2020 ж. 7 Нау.
39 988 Рет қаралды

Zbulimet e fundit arkeologjike përmbysin datat historike për periudhen ilire. Arkeologu dhe drejtori Institutit të Arkeologjisë Luan Perzhita në një intervistë për ABC News rrëfen detaje rreth objekteve të zbuluara.
Nga ana tjetër ai shpjegon edhe ngërçin mes institutit të Arkeologjise dhe Ministrisë së Kulturës. Perzhita për herë të parë zbulon detaje rreth rikonceptimit të pavionit të prehistoris në Muzeun Historik Kombëtar.
Misteret e nëntokës shqiptare janë të mëdha, arkeologët gjithnjë janë në kërkim të dhënave të reja të cilat dalin në pah falë gërmimeve arkeologjike.
Drejtori i Institutit të Arkeologjisë, thotë se harta e kërkimeve, është e shtrirë në gjithë territorin e shqipërisë. Në 22 zona punojnë arkeologët shqiptarë me ato të huaj. Spekteri i kërkimeve nis me prehistorine deri në periudhen e mesjetës.
Të dhëna mjaft interesante për periudhen e prehistorisë vijnë nga zona e Korçës, ku Përmbysin edhe datat historike.
“Është fjala për një ndër sitet më të njohura në të gjithë Mesdheun, për Sovjanin që ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme që lidhen me një datim të ri të periudhës së Neolitit. Është fjala për një ndryshim gati për një vjet, tashmë kërkimit tregojnë se kërkimet kane filluar nëshekullit të VII”, tha Perzhita
Çdo vit nga zbulimet e fundit, dalin në pah objekte me rëndësi të vecantë, Si gjetje unike, Luan Perzhita rendit kalorsin mbi Kalë prej Bronxi.
“Kalorsi mbi Kalë një figurë bronzi një zbulim i bërë në Babunjë nga gërmimet që ne kemi bërë në këtë set arkeologjik ose siç njihet ndryshe arnisa, i takon shekullit të VII para erës sonë sipas specialistëve përbën një gjetje unikale, por ka territore të tjera muzeume shumë të njohura me objektin që ne kemi zhvilluar. Tashmë kemi një tentativë me Muzeun e Getes në SHBA për të bërë rikonstruksionin dhe restaurimin e tij”, është shprehur Luan Perzhita.
Edhe kuaotimi i tij kap shifra marramendëse.
“Mbase gjys milioni euro shkon restaurimi”, tha ajo.
Në gërmimet e kryera gjatë vitit 2019 surpriz ka shënuar edhe zona e Bushatit.
Specialisti Pershiza është shprehur një qendër urbane në periudhën e Mbretërisë Ilirre në kohën e Agronit dhe të Teutës dhe paraqiti një qendër që shkonte pak a shumë në sinkon me urbanizimin që kishte në atë kohë Lezha antike dhe Shkodra Antike, ishte një qytet i ndërmjetëm që vinte anës rrugës nga brigjet Dalmate në drejtim të Jugurt të Shqipërisë.
Luan Perzhita për herë të parë si pjesë e stafit të rikonceptimit të muzeut historik kombëtar zbulon detaje për pavionin e arkeologjisë
“Do të paraqitet jo më një koman që kishte një varre në vetvete, por paraqitetej një qënder urbane siç është Shkodra, Lezha, Ulqini që ëhstë e organizuar në rrugë, lagje, me kisha, me qendra tregtare. Komani tashmë ëhstë një qytet që fillon jetën e vet që në shekullin e IV e deri në shekullin e XIV. Bashkë me Sardën një tjetër qendër në luginën e Drinit ekipi nën drejtimin e Etleva Nallbanit dhe Elvana Metalla kanë dhënë një kontribut me rëndësi në kulturën Arbërore. Falë këtyre gërmimeve tashmë kemi një kulturë tjetër arbërore nga ajo që ne kemi njohur deri në vitet 90’, ka thënë ndër të tjera ai.
Me mjaft rëndësi Rezulton edhe Komani, i cilësuar si zemra e Arbrit.
“Në këtë ishull deri para gërmimeve njihej vetëm për një kishë tashmë njihet dhe për periudhën fundi i Bronzit dhe fillimi i hekurit që lidhet me kulturën Ilirre. Një e dhënë e re që lidhet me parë në literaturën histori dhe atë arkeologjike nuk njihej. Tashmë e dimë se kjo periudhë jete ka nisur në vitin 1250 në ishullin e Maligradit”.
Objektet e zbuluara ne koman , rezultojnë mjaft të vecanta kryesisht stolitë, të cilat karakterizohen nga finesa dhe rafinatura të rralla.
“Është grumbullimi më i madh tumular që kemi në Shqipëri nga Lezha deri në Shkodër. Janë tuma të mëdha me përmasa të ndryshme këto kanë një kulturë që nisin në mesin e mijëvjeçarit të dytë dhe është një protencial që duhet të vendoset në mbrojtje. Ne kemi bërë gati formularin që do ja prezantojmë në Ministrinë e Kulturës”.
Përzhita si ekspedita te frytyshme rendit edhe ato te kryera ne ishullin e Maligradit
309 tuma Ilire kanë dalë në dritë në zonën e Lezhës të cilat kërkojnë mbrojtje nga shteti.
Edhe kërkimet nen ujore ne liqenin e ohrit kanë sjell rezultate pozitive, sipas Perzhitës
Apollonia eshte e njohur tashmë si shkolle kerkimi, pasi germimet zënë fill në këtë sit arkeologjik që në 1924 me Rein dhe Hasan Cekën.
“Apollonia është një projekt tradizcional që ka filluar që nga 1924 e vijon edhe më sot”.
Të dhënat e fundit në Orikum përmbysin tezen e teatrit të Orikut.
“Orikumi është njohur deri më tani nga tatri por tashmë kemi një tjetër panoramë. Janë zbuluar të gjithë muret përreth dhe tani po përpiqemi që të zgjerojmë hartën për këtë”, tha Perzhita.

Пікірлер
  • Kjo eshte nje nga zhvillimet me te mira qe ne si komb kemi ndermarre, mos ndaloni , e shkuara e kombit tone, eshte e arrdhmja e brezit te ti. 👏👏👏👏👏👏👏👏👏

    @priam4862@priam48624 жыл бұрын
  • Ju lumt ptofesor jeni heronj te ketij kombit kaq te vjeter .Jemi krenar per arkiologet shqiptare .Nje diçka per profesorin a po kerkojne ne zonen e pogradecit ?Sepse pogradeci si krahin eshte nje zone me histori shume te madhe .RESPEKT PER JU .

    @AbcDe-zr8dw@AbcDe-zr8dw4 жыл бұрын
  • KËTO JAN LAJME të mbrekullueshme , Rnespekt👍👍

    @tonis3504@tonis35044 жыл бұрын
  • Ju ruajt Zoti, edhe me kra te leta 🇦🇱🇦🇱🇦🇱

    @qanieking192@qanieking1924 жыл бұрын
  • respekt per arkeologet shiptar

    @remiboshlani9488@remiboshlani94883 жыл бұрын
  • U lumshin duart 💪🇦🇱

    @bledarlece7878@bledarlece78784 жыл бұрын
  • Zoti I bekoft kush punon per te verteten e kombit🖐❤🇦🇱🌎🌞

    @donikajanushi1173@donikajanushi11734 жыл бұрын
  • E verteta historike e Shqiptareve,do te dali ne drite fale ketyre atdhetareve dhe patrioteve,🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

    @gezimxhaja6733@gezimxhaja67334 жыл бұрын
  • Vetem 22 komente.. Turp Bravo dhe bravo,, Te njohim historin ton me ne fund. Te na njoh dhe bota,, Te fitojm respektin Identitetin.

    @alexandertotaj7591@alexandertotaj75914 жыл бұрын
  • Ka lezet të jesh Shqiptar🤩🤩🤩🤩🤩

    @tonis3504@tonis35044 жыл бұрын
  • Shume fakte interesante dhe te mrekullueshme. Ju lumte atyre qe punojne dhe ata qe e drejtojne.

    @natashasulko930@natashasulko9303 жыл бұрын
  • Të lumtë zoti Perzhita! Periudha Ilire është më e hershme seç thuhet. Kultura e hershme e bronzit në zonën e Drinit të Bardhë është Ilire.

    @arlindaavdiu2425@arlindaavdiu24252 жыл бұрын
  • Bravo zoti ju bekoft per punen qe beni

    @gondibrani3872@gondibrani38723 жыл бұрын
  • 👍👏👏

    @lalshpellari2785@lalshpellari27852 жыл бұрын
  • Excellent That's tell who's the real story of Troy's. Thank you please tell this story to the people off Greece

    @lyndalinda8618@lyndalinda86182 жыл бұрын
  • Keto njere e kan hallall dhe nje rroge te miri per punen qe bejne qe brezi i ri ta dije historin e vendit ton te mrekullushem bravo bravo.

    @gondibrani3872@gondibrani38723 жыл бұрын
  • Ilire arbereshe shqiptare pa dallim Feje Krahine E Ideje

    @fredinoka9370@fredinoka93704 жыл бұрын
  • Fleminderit për punimet e reja arkeologjike, por a ka shkrime apo mbishkrime? Çfarë objekte janë gjetur? A ke objekte antike?

    @aleksrushiti7009@aleksrushiti70092 жыл бұрын
  • Prit kur te Thone qe Eshte kohe Helene! Shpresoj, qe kete here te permendet ne te vertete prejardhja Dhe vendbanimi yne autokton

    @adeovyhelsingborg4704@adeovyhelsingborg47044 жыл бұрын
  • Nje bravo shum e madh

    @tanitani4358@tanitani43584 жыл бұрын
  • ZOTI qoftë me shqipnin dhe njerëzit e tij 🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🌹🇦🇱

    @dragoilir590@dragoilir590 Жыл бұрын
  • Urime dhe pergezime per punen e mire qe po beni, duhet me shume pune me shume promovime dhe me shume kontribute financiare nga shteti dhe njerezit, duhet ti tregojme botes me fakte qe jemi popull autokton dhe pellazg, e jo si na reklamojne fqinjet, kshu qe vllezer sa me shume pune, Rroft Shqiperia e madhe.

    @lab328@lab3282 жыл бұрын
  • 👍👍🇦🇱🇦🇱🇦🇱

    @tilitili7891@tilitili78914 жыл бұрын
  • Kemi historinë e lashtë, kemi arkeologjinë që konfermon historinë dhe prejardhjen e lashtë por nuk kemi kulturë për të mbrojtur e mbajtur historinë tonë.

    @illyrianwarrior9774@illyrianwarrior97744 жыл бұрын
    • Shtet hajdutësh pra

      @Gerico9008@Gerico90084 жыл бұрын
  • 🇦🇱🇦🇱🇦🇱

    @e.n6692@e.n66924 жыл бұрын
  • Aurora eshte para Teutes

    @lektoma2085@lektoma20854 жыл бұрын
  • 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱 Te thuhet e vertete e ta marre vesh kjo Europe edhe pse e dine historine ah I kane shume shume borxhe SHQIPETAREVE. E verteta do triumfoje me mire vone se kurre

    @lyndalinda8618@lyndalinda86182 жыл бұрын
  • Nuk duhet te meret pron private osht e popullit

    @dragoilir590@dragoilir5903 жыл бұрын
  • Hade ilirija jon nena ballkanit

    @ernesthamitaj3449@ernesthamitaj34494 жыл бұрын
  • kujdes se mos ja u vieth greku se i keni ne shqiperi

    @taulantbora4233@taulantbora42334 жыл бұрын
    • Jo mos ta vjedhje greku por mos ta vjedhje shqiptari dhe ta shese.....

      @arashs.3983@arashs.39833 жыл бұрын
  • Mos dale histori greke sikurse e beri ministria Butrntin. Plan menaxhimi e ben histori greke.

    @GzimiM75@GzimiM754 жыл бұрын
  • 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

    @marjansemema1855@marjansemema18553 жыл бұрын
  • po he more punoni njecike me shume

    @enrikrushan200@enrikrushan2002 жыл бұрын
  • Pronta private nuk Kan te Drejte te ndalojn kerkimet se Ashte e Denuar me ligjin e kohe kulturore Botrore

    @lektoma2085@lektoma20854 жыл бұрын
  • Po Ulqini nuk eshtevi joni eshte i Serbuse ?

    @sabathipi963@sabathipi963 Жыл бұрын
  • Rroft kultura dhe gjuha pellasgo-ilire

    @ilir6746@ilir67462 жыл бұрын
  • Shume jeni vonuar per te germuar uroj mos shiteni

    @brenatobrenato6797@brenatobrenato67974 жыл бұрын
  • Me perkthimin ne Anglisht ja keni fut kot nuk meret vesh cfar gjuhe eshte.

    @tironcib8570@tironcib85704 жыл бұрын
  • kerkoni djema

    @enrikrushan3470@enrikrushan34702 жыл бұрын
  • Folsja të shkoj te dhëmb'heqsi,se nuk i del e folmja e kjart. Suksese arkeologve, ZOTI ju dhënt kurajo!!!

    @lela8405@lela8405 Жыл бұрын
  • Prifti i pare ne Bote quhej DRITA .prifti i drites.ksm un foton e prifti pare ne Bote

    @lektoma2085@lektoma20854 жыл бұрын
    • Ku e ke marr kte informacion?

      @Guwop-rq6yy@Guwop-rq6yy3 жыл бұрын
KZhead