Top News/ 6 mld eurot për Ballkanin / Mes kredisë dhe granteve, si ndahen fondet e BE-së

2024 ж. 6 Мам.
206 Рет қаралды

Këshilli i Europës i dha dritën jeshile Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, që parashikon të ofrojë 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë periudhës 2024 - 2027.
Për të pëfituar nga ky instrument financimi, Shqipërisë do i duhet të përgatisë një Agjendë Reformash. Pagesat do të bëhen dy herë në vit, me kusht që partnerët të përmbushin hapat cilësorë dhe sasiorë të përcaktuar në agjendat e tyre respektive të reformave.
Ka disa parakushte që Shqipëria të përfitojë nga fondet e Bashkimit Europian, për të cilat nuk ka pasur një historik pozitiv. Ndër reformat që duhet të përmbushen janë të drejtat e minoriteteve, pikë ku Greqia ka pretendime se Shqipëria nuk ka bërë progres. Pika të tjera në parakushtet e Bashkimit Europian janë sistemi parlamentar shumëpartiak, zgjedhje të lira dhe të ndershme, media pluraliste, një gjyqësor të pavarur dhe sundim të ligjit.
Për Serbinë dhe Kosovën, një parakusht tjetër është që ato të angazhohen në mënyrë konstruktive me progres të matshëm dhe rezultate të prekshme në normalizimin e marrëdhënieve të tyre me synimin për të zbatuar plotësisht të gjitha detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksi i Zbatimit të saj.
PamjeA:FP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on KZhead Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Ballkan#BE

KZhead